Të ftuarit e njohur filluan të largoheshin nga Madison Square Garden në orët e para të mëngjesit, pas ceremonisë së dasmës së Taylor Swift dhe Travis Kelce. Ndër personazhet publike të fotografuar ishin Selena Gomez, Gigi Hadid dhe Bradley Cooper.

Selena Gomez u shfaq me një fustan argjendi, ndërsa Gigi Hadid u largua bashkë me Bradley Cooper. Ky i fundit mbante telefonin e tij, pasi pajisjet elektronike ishin konfiskuar gjatë ceremonisë për të ruajtur privatësinë.

Edhe Millie Bobby Brown, Tate McRae, Ice Spice, Gracie Abrams dhe Niecy Nash u fotografuan gjatë largimit. Disa prej tyre dukeshin të lodhur pas festimeve. Të ftuarit kontrolluan telefonat sapo i morën sërish në dorë.

Ndërkohë, Tom Brady, Hugh Grant, Steven Spielberg, Jessica Alba dhe Chris Rock zgjodhën të largoheshin më herët. Emra si Fergie dhe Dita Von Teese festuan deri në orët e vona. Pas largimit nga eventi, shumë prej të ftuarve u panë duke mbërritur në hotelin Ritz-Carlton, ku vijuan mbrëmjen larg syrit të publikut.