Granit Xhaka, kapiteni i Zvicrës, dëshmon rolin kyç në ndërtimin e aksioneve sulmuese. Statistikisht, 30.4% e pasimeve të tij gjatë fazës së grupeve u realizuan në gjysmën e fushës së kundërshtarit. Kjo e pozicionon atë në vendin e tretë në nivel botëror.

Vlerësimet për performancën e Xhakës u theksuan edhe nga gazeta gjermane “Kicker”, e cila i cilësoi këto shifra si impresive. Vetëm dy mesfushorë kanë regjistruar përqindje më të lartë se Xhaka në këtë kategori. Martin Odegaard i Norvegjisë kryeson listën me 35.7% të pasimeve drejt sulmit, ndërsa O’Neill i Australisë renditet i dyti me 34%.

Federata e Futbollit të Zvicrës nderoi kapitenin Xhaka me një dhuratë. Ai mori një fanellë me emrin e tij të shkruar me shkronja të arta. Ky nderim iu bë pas arritjes së 150 paraqitjeve me fanellën zvicerane.