Flavio Cobolli befasoi duke fituar ndaj De Minaur me rezultat 6-4, 6-4, 6-3. Po ashtu, amerikanit Taylor Fritz mundi Alexander Bublik me rezultat të pastër 3-0, ndërsa britaniku Arthur Fery kualifikua pas një ndeshjeje të gjatë prej pesë setesh kundër bullgarit Grigor Dimitrov, me rezultatin 3-2.
Në kategorinë e femrave, italiania Jasmine Paolini avancoi në fazën tjetër duke mundur Alexandra Eala 2-1. Edhe Marta Kostyk e Ukrainës dhe Elise Mertens e Belgjikës siguruan kualifikimin. Ndërkohë, u shënua një eliminim surprizë i amerikanes Madison Keys, e cila humbi 2-0 kundër Linda Noskova.
Një ndeshje tjetër, ajo mes gjermanit Alexander Zverev dhe Jiri Lehecka, u ndërpre në setin e tretë për shkak të errësirës, me Zverev në avantazh 2-0 në sete. Kjo sfidë pritet të përfundojë të martën.