Punimet në rrjetin e ujësjellësit do të zhvillohen në fshatrat Dobërllukë, Shtitaricë dhe Dalak. Ndërkohë, intervenime në rrjetin e kanalizimit do të kryhen në rrugët "Lumni Surdulli", "Skënderbeu" dhe "Ana Lin" në Vushtrri.

Gjatë këtyre punimeve, mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë. Pas rikthimit të furnizimit, uji mund të jetë përkohësisht i turbullt si pasojë e ndryshimeve të presionit në rrjet. Kompania këshillon qytetarët që, nëse uji shfaqet i turbullt, ta lënë të rrjedhë për disa minuta derisa të kthjellohet plotësisht.