Vrasja ndodhi teksa i riu po ecte në lagje. Sipas familjarëve, shkak u bënë plumbat e shkrepur gjatë një përplasjeje mes bandave rivale.

Mediat suedeze raportojnë se autori i dyshuar, i cili është nën moshën 18 vjeç, lëvizi me biçikletë dhe qëlloi dy herë me armë zjarri. Pas goditjes së parë, kur i riu rreth të 20-ave ishte shtrirë në tokë, ai dyshohet se iu afrua sërish dhe qëlloi edhe një herë nga një distancë shumë e afërt. Ky akt cilësohet si “ekzekutim i mirëfilltë”.

Një person i dyshuar është arrestuar në lidhje me rastin.