Një i ri 20-vjeçar, Gent Maksutaj, u vra mbrëmë në Suedi pas një përleshjeje. Policia suedeze e ka cilësuar rastin si vrasje të rëndë dhe po zhvillon hetime intensive. Viktima, me prejardhje nga Kosova, u gjet i vdekur pas plagëve të marra nga arma e zjarrit.
Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00 të dielën në zonën Kvarngärdet në Uppsala. Pas marrjes së alarmit për të shtëna, policia ndërmori një operacion të gjerë duke rrethuar zonën dhe angazhuar disa patrulla. Sipas policisë, i dyshuari pas të shtënave udhëtoi me tren drejt Stokholmit, ku u arrestua gjatë mbrëmjes.
Zëdhënësi i policisë, Pelle Vamstad, deklaroi se po mblidhen prova, intervistohen dëshmitarë dhe kontrollohen kamerat e sigurisë për të ndihmuar hetimin. Autoritetet nuk kanë përjashtuar lidhjen e ngjarjes me krimin e organizuar, duke e mbajtur këtë si një nga pistat kryesore të hetimit. Familjarët e viktimës janë njoftuar për vdekjen e tij.