Viktima, Gent Maksutaj, u gjet i pajetë në qytetin Uppsala, pranë Stokholmit. Ngjarja shkaktoi reagime, përfshirë ngushëllime nga Komuna e Istogut.
Një i dyshuar, 18 vjeç, u arrestua pasi tentoi të ikte me tren drejt Stokholmit. Ai u ndalua nga policia suedeze, e cila ka nisur hetimet për rastin. Prokurorja e lartë Mia Sjöstedt deklaroi se po punohet për të hetuar dyshimet penale ndaj personit të arrestuar. Ajo nuk përjashtoi mundësinë e përfshirjes së personave të tjerë, duke theksuar se hetimet do të jenë të gjera për të identifikuar të gjithë të dyshuarit e mundshëm.
Komuna e Istogut shprehu pikëllimin për humbjen e jetës së të riut. Në telegramin e ngushëllimit, Komuna theksoi se vdekja në rrethana tragjike ka tronditur familjen, të afërmit dhe të gjithë ata që e njohën Gent Maksutajn.