Vendimi u mor pasi Prokuroria parashtroi kërkesën, duke ngritur dyshime të bazuara për veprën penale. Sipas dyshimeve, më 29 qershor 2026, rreth orës 23:00, i dyshuari B.H. dyshohet se privoi nga jeta G.T. Ky akt erdhi pas një mosmarrëveshjeje të mëparshme mes tyre, që lidhej me shfrytëzimin e një prone, përkatësisht një livadhi.
Babai i B.H., I.H., gjithashtu është vënë nën dyshim. Ai akuzohet se, edhe pse ka qenë pranë vendit të ngjarjes dhe ka pasur mundësi të ofronte ndihmë pa rrezikuar veten apo të tjerët, nuk ka ndërmarrë veprimet e duhura për të ndihmuar viktimën, e cila ishte në rrezik të drejtpërdrejtë për jetën.
Gjykata theksoi se masa e paraburgimit do të sigurojë praninë e të dyshuarve dhe do të lejojë zhvillimin normal e pa pengesa të procedurave penale. U mor parasysh edhe largimi i të dyshuarit nga vendi i ngjarjes, gjë që rrit rrezikun e ikjes dhe shmangies nga përgjegjësia penale nëse ai do të lihej i lirë. Për këto arsye, masa e paraburgimit në këtë fazë u konsiderua e domosdoshme.