Vogëlushja u ngjit në podium ku theksoi pjesëmarrjen e saj për një “Shqipëri të lirë, dhe jo për një Shqipëri të varfër që shitet”.
Ajo dënoi dhunën policore ndaj protestuesve dhe arrestimin e tyre. “Policia rrahu protestuesit dje dhe i dërgoi në burg. Po ne nuk do ta lëmë me kaq sepse ne e duam Shqipërinë, nuk duam ta shesim atë. Lironi çunat! Rama, jepe dorëheqjen!”, tha ajo, duke iu referuar sloganit të protestës.
Kjo protestë, tashmë në ditën e saj të 34-t, ka shënuar pjesëmarrje të familjeve me fëmijë, për shkak të natyrës paqësore dhe mungesës së incidenteve.