Vogëlushi u shpreh se brezat e mëparshëm të familjes së tij, përfshirë gjyshërit dhe prindërit, nuk e shijuan dot Shqipërinë që dëshironin. Ai tha se ëndrra e tij është të jetojë në një "Shqipëri të drejtë, të ndershme, Shqipërinë e shqiptarëve", duke shtuar se vendi ka pasur gjithmonë burra e gra që kanë luftuar për një Shqipëri më të mirë.

Më pas, vogëlushi iu referua ditëlindjes së 62-të të kryeministrit Edi Rama, duke recituar disa vargje ironike. Ato u pritën me duartrokitje dhe të qeshura nga protestuesit. Vargjet përfshinin fraza si: "Shumë urime për ty, asnjë s’të do ty, ti dukesh si një kal, shko sërish në kopshtin zoologjik."