Incidenti ndodhi sot përgjatë Lungomares, teksa gruaja po zbriste nga shkallët e autobusit të linjës. Pas rrëzimit, ajo përfundoi në sipërfaqen e betonit të shëtitores.
E moshuara pësoi lëndime në fytyrë, kokë dhe gjymtyrë. Qytetarët e pranishëm lajmëruan menjëherë shërbimet e urgjencës. Ekipet mjekësore e transportuan gruan në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.