Incidenti ndodhi në rrugën drejt Kaninës, pranë zonës së njohur si “Bishti i Kalldrëmit”. Forcat zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje dhe vunë nën kontroll flakët. Automjeti u dëmtua plotësisht nga zjarri.
Aktualisht, shkaqet e ngjarjes mbeten të paqarta. Një grup hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të plota që çuan në shpërthimin e zjarrit.