Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë finalizuan operacionin policor të koduar “Siguria”. Operacioni u zhvillua pas informacioneve se një shtetas qarkullonte i armatosur në qytet.

Në lagjen “Lef Sallata” u arrestua në flagrancë shtetasi Eris Mara, 32 vjeç, banues në fshatin Peshkëpi. Policia ushtroi kontroll në automjetin tip “Audi” me të cilin ai lëvizte.

Gjatë kontrollit, u sekuestruan një armë zjarri pistoletë, dy krehra me 22 fishekë luftarakë, një mbajtëse plastike me 18 fishekë luftarakë dhe një radio e ngjashme me ato të Policisë së Shtetit. Këto objekte u morën në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë. Ai do të ndiqet penalisht për veprat “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.