Viktima, shtetase shqiptare, u përball me rryma të forta detare, një karakteristikë e njohur e kësaj zone bregdetare, e cila konsiderohet e rrezikshme. Trupi i saj u nxor nga uji dhe u transportua me gomone drejt Triportit. Më pas, ai u dërgua në morgun e Spitalit Rajonal Vlorë.

Policia e Vlorës po merr në pyetje banorë dhe pushues të zonës për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes tragjike.