Viktima, e identifikuar si Afërdita Xhilajka, u nxor nga uji dhe u transportua me gomone drejt Triportit. Më pas, trupi i saj u dërgua në morgun e Spitalit Rajonal të Vlorës.

Policia e Vlorës ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Burime të policisë bëjnë me dije se po merren në pyetje banorë dhe pushues që ndodheshin në zonë në momentin tragjik.

Zona e Porto Novos njihet prej vitesh si një pikë e rrezikshme e bregdetit, për shkak të rrymave të forta detare.