Meteorologia Lajda Porja bëri të ditur se ditët në vijim do të shënojnë temperatura tipike të korrikut. Të hënën, maksimumi pritet të jetë 33°C, ndërsa të martën dhe të mërkurën do të ketë një rritje të lehtë në rreth 34°C. Gjatë këtyre tre ditëve, zona malore si Bajram Curri, Puka, Bulqiza, Peshkopia, Librazhdi, Elbasani dhe qarku i Korçës do të kenë reshje shiu.
Nga dita e enjte, masat e nxehta afrikane do të rikthehen, duke shënuar fillimin e një vale të nxehti ekstrem. Kjo valë parashikohet të zgjasë të paktën 5 deri në 6 ditë. Gjatë fundjavës, temperaturat do të rriten gradualisht, duke arritur vlerat maksimale rreth 39°C ose 40°C. Vlerat më të larta të këtij muaji priten nga data 9 korrik e në vijim.