Arrestimi u krye më 4 korrik 2026, rreth orës 21:00. A.Ç. akuzohet se ka vjedhur trotinetin elektrik në pronësi të B.R., 38 vjeç, po nga Shkupi.
Vjedhja kishte ndodhur po atë ditë, midis orës 17:00 dhe 20:00, para një objekti në komunën Qendër. Pas kapjes, trotineti elektrik iu kthye menjëherë pronarit legjitim.
Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se pas përfundimit të dokumentacionit të rastit, do të ngrihet kallëzimi penal përkatës ndaj të dyshuarit.