Gjatë aktiviteteve operative për mbrojtjen e pyjeve, policia ka identifikuar një automjet tip “pick-up” me targa vendore. Një person po priste dru me motosharra, duke i përgatitur për transport.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, është iniciuar rasti “Vjedhje e pyllit”. Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Motosharra është konfiskuar, ndërsa automjeti është liruar.
Gjatë veprimeve në vendngjarje, janë identifikuar edhe dy automjete të tjera “pick-up” me targa vendore. Drejtuesit e tyre gjithashtu posedonin motosharra. Edhe në këto raste, motosharat janë konfiskuar dhe automjetet janë liruar.
Ndaj drejtuesve të automjeteve janë shqiptuar gjoba për kundërvajtje, pasi automjetet drejtoheshin me regjistrim të skaduar. Policia njofton se aktivitetet për mbrojtjen e pyjeve do të vazhdojnë për të parandaluar prerjet e paligjshme.