Vjedhja u raportua nga pronari i banesës, i cili deklaroi se persona të panjohur hynë me forcë. Brenda banesës ishin shkaktuar dëme materiale. Pas hyrjes, autorët kishin hapur me forcë një kasafortë dhe kishin marrë dy pistoleta, për të cilat pronari posedonte lejet përkatëse.

Lidhur me rastin, prokurori kujdestar është informuar dhe ka urdhëruar nisjen e hetimeve. Objektivi i hetimeve është zbardhja e plotë e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimi i personave të dyshuar për vjedhjen.