Këto rezultate u morën pas një proteste të fermerëve. AUVK ia dërgoi kompanisë një email me përfundimet e analizave, të cilat vërtetojnë se produktet e qumështit Vita nuk përmbajnë këto dy komponentë.
Gjithashtu, "Vita" deklaroi se gjatë një takimi të mbajtur sot, mes përfaqësuesve të fermerëve, Ministrit dhe përfaqësuesve të qumështores, u ra dakord për vazhdimin e përkohshëm të mbledhjes së qumështit nga fermerët.
Ky vendim u mor për hir të fermerëve dhe pas premtimit të Ministrit Muja se rezultatet e analizave të tjera, të marra më 2 korrik 2026, do të publikohen deri më 13 korrik 2026. Deri në këtë datë, "Vita" do të vazhdojë procesin e mbledhjes së qumështit.