Visar Bekaj, portier i Kombëtares së Kosovës, ka folur për rrugëtimin e tij në futboll. Biseda filloi me hapat e parë në portë dhe zhvillimin te Ramiz Sadiku, ku u formësua si portier profesionist.

Bekaj debutoi në moshën 16-vjeçare. Më pas, ai kaloi te FC Prishtina, lëvizje që i hapi rrugën drejt karrierës profesionale në futbollin kosovar. Trajneri Bylbyl Sokoli i dha besimin për debutim në ekipin e parë të Prishtinës, moment kyç në karrierën e tij të hershme.

Portieri ndau emocionet e ftesës në Kombëtaren e Kosovës. Debutimin me fanellën dardane e cilësoi si një nga momentet më të rëndësishme dhe krenare të karrierës. Ai foli edhe për eksperiencat ndërkombëtare dhe rrugëtimin profesional jashtë Kosovës, duke reflektuar mbi sfidat dhe rritjen si portier në futbollin modern.