Visar Bekaj tregoi se si kaloi nga një kamp portierësh te debutimi i parë. Në moshën 15-vjeçare, ai mori pjesë në një kamp të organizuar nga Albert Bunjaku, i cili zhvillohej në fushën e Flamurtarit.

Aty, Bekaj u pikas nga trajnerët e portierëve Bahri Berisha dhe Ahmet Beselica. Pas kësaj, Bahri Berisha e ndoqi dhe e mbështeti Bekajn gjatë stërvitjeve me juniorët e Ramiz Sadikut.

Bekaj stërvitej paralelisht edhe në Prishtinë me trajnerin Berisha, por edhe te Ramiz Sadiku. Këto zhvillime çuan në debutimin e tij të hershëm dhe më pas në kalimin te skuadra e Prishtinës.