Visar Bekaj zbuloi se karriera e tij profesionale filloi te klubi i Ramiz Sadikut, klub ky i afërt me shtëpinë e tij. Ai tregoi se si në moshën gjashtëvjeçare vendosi të ushtronte atje.
Fillimisht, Bekaj u regjistrua si lojtar fushe. Megjithatë, pas disa stërvitjeve, ai vërejti se preferonte pozicionin e portierit. Këtë zgjedhje ai e kishte bërë që në lojërat e lagjes, ku gjithmonë zinte vendin në portë dhe hidhej në beton.
Bekaj përmendi se edhe vëllai i tij, Dardani, kishte luajtur më parë te Ramiz Sadiku.