Arrestimi ndodhi gjatë kontrollit të dokumenteve të autobusit. I dyshuari kishte vendosur një kartëmonedhë 5 euroshe brenda dokumentacionit. Kur u pyet nga polici përse kishte vepruar kështu, ai deklaroi se paratë ishin për kafe për policët që merreshin me kontrollin.

Pas intervistimit, i dyshuari u dërgua në mbajtje me vendim të prokurorit. Ngjarja u bë publike më 5 korrik 2026 nga Policia e Kosovës.