Gjatë verës, veçanërisht në festat sezonale, konsumi i alkoolit dhe lëndëve narkotike rritet ndjeshëm. Kjo tendencë vërehet kryesisht tek të rinjtë, të cilët shpesh tejkalojnë normat e konsumit.
Mjekët toksikologë shprehin shqetësim për kombinimin e alkoolit me substanca të tjera narkotike. Këto përzierje sjellin pasoja të rënda për shëndetin. Kombinimet mund të çojnë në varësi, probleme të shëndetit mendor dhe çrregullime psikologjike.
Specialistët vërejnë një rritje të rasteve në urgjencat toksikologjike gjatë verës. Këto raste lidhen me mbidozat nga alkooli ose substanca të tjera. Mjekët këshillojnë kujdes maksimal për shmangien e rreziqeve të përmendura.