Tërmetet e forta në Venezuelë, të cilat goditën vendin më 24 qershor, kanë shkaktuar vdekjen e 2,954 personave. Gjithashtu, 16,592 persona janë plagosur, ndërsa 16,309 banorë kanë mbetur pa strehë, sipas Presidentit të Asamblesë, Jorge Rodriguez.

Rodriguez theksoi se 856 ndërtesa u dëmtuan nga tërmetet, duke shkaktuar shembjen e 190 prej tyre. Autoritetet venezueliane po vazhdojnë operacionet e shpëtimit dhe ndihmës humanitare, ndërsa shkalla e plotë e dëmit ende po vlerësohet.

Më 24 qershor, Venezuela u godit nga dy tërmete të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 shkallësh Rihter, të ndodhura me një diferencë prej 39 sekondash. Shteti bregdetar i La Guaira dhe kryeqyteti Karakas u prekën më rëndë. Pas këtyre dy goditjeve fillestare, vendi është goditur nga më shumë se 600 lëkundje të tjera, kryesisht me intensitet më të ulët, ku më e forta prej tyre ishte 4.6 ballë Rihter.