Dy tërmetet me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë goditën Venezuelën më 24 qershor, duke lënë pas një seri pasgoditjesh. Zona bregdetare La Guaira është ndër më të dëmtuarat.

Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Venezuelës, Jorge Rodriguez, deklaroi se 16.740 persona u lënduan. Gjithashtu, më shumë se 17.000 qytetarë mbetën pa strehë pas fatkeqësisë.

Autoritetet njoftuan shkatërrimin e 190 ndërtesave. Të paktën 856 ndërtesa të tjera, përfshirë spitale, pësuan dëmtime të rënda. Ura dhe rrugë mbeten të pakalueshme, duke penguar operacionet humanitare dhe të shpëtimit.

Ekipet e shpëtimit, me mbështetjen e ndërkombëtarëve, vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar nën rrënoja.