Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nuk ishte i pranishëm në seancën gjyqësore të sotme në Gjykatën e Posaçme. Ai kërkoi të përfaqësohej nga avokati i tij, Plarent Ndreca. Kjo është hera e dytë që Veliaj nuk paraqitet personalisht në seancë.

Mungesa e tij vjen pas refuzimit për të qëndruar në kafazin e qelqtë të sallës së gjyqit, kërkesë e rrëzuar më parë nga gjykata. Gjithashtu, gjykata ka refuzuar edhe kërkesën e tij për transmetim live të seancës. Veliaj ndodhet në paraburgim që nga shkurti i vitit të kaluar.

Ndërkohë, bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa, kërkoi pezullimin e gjykimit. Ajo deklaroi se kishte lindur me cezariane më 29 qershor dhe nuk ishte në gjendje të komunikonte lirshëm me avokatin e saj. Për këtë arsye, avokati i saj kërkoi pezullimin e procesit gjyqësor.