Rasti është raportuar më 5 korrik 2026, rreth orës 18:50, në rrugën "12 Qershori" në Shtime. Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, konfirmoi se patrulla policore dhe ekipi i emergjencës dolën menjëherë në vendin e ngjarjes.
Gruaja u transportua në QKMF-Shtime për trajtim mjekësor. Megjithatë, rreth orës 19:20, policia u njoftua se e lënduara nuk u ka mbijetuar plagëve të marra.
Hetimet e para sugjerojnë se viktima ra aksidentalisht së bashku me shtyllat metalike (gilinderat). Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, me vendim të prokurorit të shtetit. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit po vazhdojnë.