Vatikani ka nisur programin e tij “Konvertimi Ekologjik 2030”, me qëllim uljen e gjurmës së karbonit nga flota e automjeteve. Në kuadër të kësaj nisme, shteti i Vatikanit ka porositur 20 automjete elektrike Fiat Topolino.

Këto automjete do të përdoren për transportin e brendshëm dhe shpërndarjen e sendeve, duke adresuar nevojat për lëvizje në “kilometrin e fundit” brenda kufijve të shtetit-qytet.

Fiat Topolino, një version i personalizuar i katërçikletës Citroen Ami, është tërësisht elektrik. Ky model ka një shpejtësi maksimale prej 74 km/h dhe një bateri 5.4 kWh, e cila mund të karikohet plotësisht nga një prizë shtëpiake në katër orë. Distanca maksimale që mund të përshkojë është 74 kilometra.

Marrëveshja e furnizimit është realizuar mes prodhuesit italian Fiat dhe Guvernatorit të Shtetit të Vatikanit.