Yanis Varoufakis, ish-ministër i Financave në Greqi, ka reaguar fuqishëm ndaj një dosjeje të re publikuar nga “Progressive International”. Kjo dosje fokusohet në atë që quhet “rebelimi Flamingo” dhe denoncimet për një perandori të paligjshme të pasurive të paluajtshme në Shqipëri.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Varoufakis e përshkroi dokumentin si një “raport shkatërrues dhe investigativ” mbi shkaqet dhe natyrën e këtij rebelimi. Ai theksoi se raporti duhet lexuar nga “kushdo dhe nga të gjithë ata që kundërshtojnë plaçkitjen e Popullit dhe Natyrës nga oligarkia ndërkombëtare”.

Reagimi i tij vjen pas deklaratave të David Adler, koordinatorit të “Progressive International”. Adler prezantoi “Dosjet Edi Rama” (Edi Rama Files), një dosje që, sipas tij, e vendos kryeministrin shqiptar Edi Rama “në krye të një perandorie të paligjshme të pasurive të paluajtshme, që shtrihet nga bregdeti i vendit deri në kryeqytet”.