Ekspozimi i zgjatur ndaj nxehtësisë ekstreme shkakton reagime të zakonshme psikologjike. LJ Jones nga Shoqata Britanike për Këshillim dhe Psikoterapi shpjegon se nxehtësia streson trupin, rrit rrahjet e zemrës, prish gjumin dhe shton rrezikun e dehidratimit. Të gjithë këta faktorë mund të theksojnë ndjesitë fizike të lidhura me ankthin.
Personat që vuajnë nga çrregullime ankthi, depresioni, simptoma paniku ose ndjeshmëri e shtuar, preken veçanërisht. Ndjenja e humbjes së kontrollit për shëndetin personal, sigurinë e familjarëve të cenueshëm dhe kafshëve shtëpiake, si dhe për përkeqësimin e kushteve klimatike, rrit barrën psikologjike.
Doktori Asim Cheema paralajmëron se disa medikamente, si antidepresivët (SSRI, SNRI, triciklikë), mund të ulin tolerancën ndaj nxehtësisë. Këto ilaçe ndikojnë në rregullimin e temperaturës së trupit dhe djersitjen, duke rritur rrezikun e lodhjes, dehidratimit dhe goditjes nga nxehtësia.
Gjatë valëve të të nxehtit, ekspertët këshillojnë konsumimin e sasive të mëdha të lëngjeve, mbajtjen e ambientit të freskët, ngrënien e vakteve të rregullta dhe gjumë cilësor.