Një vajzë 24-vjeçare, shtetase e Maqedonisë së Veriut, u zbulua pa shenja jete në banesën e saj në Selanik. Ngjarja ndodhi dje, dhe sipas informacioneve paraprake, nuk dyshohet për vepër penale.
Familjarët e viktimës, pasi nuk mundën ta kontaktonin, kërkuan ndihmë nga një i afërm. Ai hyri në banesë përmes derës së ballkonit dhe gjeti 24-vjeçaren pa jetë.
Menjëherë në vendngjarje shkoi një mjek ligjor. Pas një ekzaminimi të jashtëm të trupit, mjeku nuk vuri re asnjë shenjë që të sugjeronte një veprim kriminal. Megjithatë, autoritetet presin rezultatet zyrtare të autopsisë. Kjo autopsi do të përcaktojë shkakun dhe rrethanat e sakta të vdekjes.