Vajza e re, shtetase e Maqedonisë së Veriut, u gjet pa shenja jete nga një i afërm. Ky i fundit hyri në banesë përmes derës së ballkonit, pasi familjarët nuk kishin mundur ta kontaktonin.

Një mjek i mjekësisë ligjore kreu ekzaminimin e jashtëm të trupit në vendngjarje. Ai nuk vuri re asnjë shenjë që do të tregonte për një vepër penale. Autoritetet greke dyshojnë se nuk bëhet fjalë për vrasje.

Shkaku i saktë dhe rrethanat e vdekjes do të përcaktohen pas përfundimit të autopsisë së trupit. Hetimet janë duke vazhduar.