Turneu, i zhvilluar nga 2 deri më 4 korrik 2026, mblodhi 13 ekipe nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Ukraina dhe Maqedonia e Veriut. Këtë vit, për herë të parë, morën pjesë edhe ekipe nga Ukraina, duke zgjeruar dimensionin ndërkombëtar të aktivitetit.

Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti, theksoi rëndësinë e ngjarjes, e cila promovon vlerat e lirisë, respektit dhe bashkëpunimit përmes sportit. Ai vuri në pah rolin e sportit si urë komunikimi dhe mjet për afrimin e të rinjve.

Fitues të këtij edicioni u shpallën Erion Bajrami dhe Ermal Maliqi nga Kosova. Në vendin e dytë u renditën Adriatik Berisha dhe Erin Qalaj, gjithashtu nga Kosova, ndërsa në vendin e tretë David Stojanov dhe Angel Boshkov nga Maqedonia e Veriut.

Në ceremoninë përmbyllëse u ndanë kupa dhe medalje për ekipet fituese, si dhe certifikata mirënjohjeje për referët dhe sponsorët. Ekipet pjesëmarrëse shprehën mirënjohje për stafin organizativ dhe kontribuesit e turneut.