Sulmet me dronë ukrainas kanë shkaktuar zjarre në disa objekte nafte në Rusi. Ushtruesi i detyrës së guvernatorit të rajonit të Tverit, Vitaly Korolyov, konfirmoi një zjarr në një depo nafte pas një sulmi me dron.
Në rajonin jugor të Stavropolit, guvernatori Vladimir Vladimirov njoftoi se rezervuarët e naftës u përfshinë nga flakët nga dronët ukrainas. Autoritetet lokale urdhëruan evakuimin e banorëve nga ndërtesat e afërta për shkak të përhapjes së zjarrit.
Në Detin Azov, dy anije-cisterna u dogjën po ashtu nga dronët ukrainas, sipas autoriteteve. Shtabi i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase theksoi se këto anije përdoreshin për furnizimin e ushtrisë ruse dhe për transportin e naftës, duke anashkaluar sanksionet ndërkombëtare.
Këto sulme janë pjesë e një fushate që synon ndërprerjen e furnizimit me karburant për forcat ruse dhe izolimin e Krimesë së pushtuar nga Moska. Sulmet ndaj rafinerive dhe infrastrukturës së naftës kanë shkaktuar mungesa benzine dhe racionim karburanti në shumë rajone të Rusisë.