Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njoftoi më 8 korrik 2026 se gjendja aktuale e ujit në liqenet e Badovcit dhe Batllavës mbetet nën nivelin maksimal. Liqenit të Batllavës i mungojnë 1.23 metra për të arritur mbushjen maksimale. Ndërsa, liqenit të Badovcit i mungojnë 1.90 metra.

Njoftimi thekson se mungojnë rreth dy metra në të dyja liqenet për të arritur nivelin e plotë. KRU “Prishtina” u ka bërë thirrje qytetarëve për ruajtjen dhe mbrojtjen e burimeve ujore.