Rregulli i prezantuar nga FIFA në Kupën e Botës, i cili ndalon lojtarët të mbulojnë gojën gjatë bisedave me kundërshtarët, nuk do të zbatohet në garat e UEFA-s. Ky vendim u mor nga UEFA, e cila e konsideron rregullin si shkelje të lirisë së shprehjes.
Në Botëror, dy lojtarë u përjashtuan pas aplikimit të këtij rregulli, i cili synon të parandalojë fyerjet e mundshme, veçanërisht ato me baza racore. Megjithatë, presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin, deklaroi se kjo masë është "shkelje e të drejtës për shprehje".
Prezantimi i këtij rregulli nga FIFA u nxit nga një incident në Ligën e Kampionëve, ku Vinicius Junior i Real Madridit u konfrontua me Gianluca Prestiannin e Benficas. Prestianni mbuloi gojën gjatë bisedës, ndërsa Vinicius pretendoi se ishte fyer racisht. Pavarësisht se akuza për racizëm nuk u konfirmua, Prestianni u dënua pas incidentit.