Fusha theksoi se importet e produkteve të qumështit me yndyrë bimore janë më të lira, duke rrezikuar fermerët kosovarë. Përpunuesit vendorë po përballen me stoqe të mëdha qumështi dhe mungesë shitjesh për produktet e tyre të freskëta. Ky problem po shkakton vështirësi në pranimin e qumështit nga fermerët, pasi depot e përpunuesve janë të stërmbushura.
Aktualisht, TVSH-ja për produktet e qumështit të freskët është 8%. Z. Fusha sugjeroi uljen e kësaj takse në zero, duke ofruar kështu një "komoditet" prej 8% për të ulur çmimet dhe për të konkurruar me produktet e importuara.
Ai shpjegoi se konsumatorët kryesorë, si hoteleria dhe gastronomia, priren të blejnë produktet më të lira të disponueshme, të cilat shpesh janë djathi i bardhë dhe kaçkavalli me yndyrë bimore të importuara. Kjo situatë ka shkaktuar një mbiprodhim të qumështit të freskët në tregun vendas.
Fusha lidhi gjithashtu problemin e qumështores "Vita" me mbushjen e depove, ku reduktimi i sasisë së qumështit të pranuar nga qendrat e grumbullimit çoi në inspektimet pasuese.