Samiti i 36-të i Krerëve të Shteteve dhe Qeverive të NATO-s konsiderohet me rëndësi të veçantë për të ardhmen e aleancës dhe arkitekturën ndërkombëtare të sigurisë. Zyrtarët turq e cilësojnë atë si një takim në një “epokë pasigurish”, me qëllim forcimin e bashkërendimit mes aleatëve.

Organizimi i samitit ofron mundësinë për Turqinë të theksojë rolin e saj diplomatik dhe ndikimin në rritje brenda NATO-s. Ajo gjithashtu do të prezantojë kontributin ushtarak, industrinë e mbrojtjes, aftësitë në menaxhimin e krizave dhe diplomacinë e nivelit të lartë.

Një nga temat kryesore të diskutimit do të jetë ndarja e barrës mes vendeve anëtare të aleancës. Në samit pritet të marrin pjesë liderët e 32 vendeve anëtare, përfshirë presidentin amerikan Donald Trump, si dhe ministrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes. Gjithashtu, janë ftuar partnerët indo-paqësorë të aleancës: Australia, Japonia, Zelanda e Re dhe Koreja e Jugut, për të zgjeruar diskutimet mbi sfidat globale të sigurisë.