Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, njoftoi se Turkish Airlines ka modifikuar emërtimin në versionin gjerman. Më parë, qyteti shkruhej “Priština”, ndërsa tani është rregulluar në “Prishtina”.
Ky korrigjim erdhi pas ankesave të qytetarëve dhe angazhimit diplomatik. Ajeti theksoi se reagimi qytetar dhe diplomacia aktive sjellin rezultate konkrete në korrigjimin e pasaktësive. Ai inkurajoi qytetarët të raportojnë çdo rast tjetër të emërtimeve të gabuara të Republikës së Kosovës ose qyteteve të saj në institucionet apo kompanitë gjermane.