Presidenti Trump u shpreh se çështja e Ukrainës do të jetë në fokus të bisedimeve gjatë samitit të NATO-s në Ankara. Duke folur para gazetarëve në Zyrën Ovale, Trump tha se SHBA është në kontakt me palët e përfshira në konflikt.
“Po flasim, do të shohim nëse mund t’i japim fund luftës. Mendoj se zgjidhja është më afër nga sa mendojnë njerëzit”, theksoi presidenti amerikan. Ai shtoi se presidenti rus, Vladimir Putin, "po e ndjen presionin", ndërsa edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, dëshiron t'i japë fund luftës sa më shpejt.