Donald Trump, presidenti i Shteteve të Bashkuara, bëri të ditur të hënën se çështja e Ukrainës do të jetë pjesë e bisedimeve gjatë samitit të NATO-s. Ai theksoi se po flitet për këtë dhe se do të shihet nëse mund t'i jepet fund konfliktit.

Trump vuri në dukje se presidenti rus, Vladimir Putin, po ndjen presionin. Gjithashtu, ai shtoi se edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, dëshiron përfundimin e shpejtë të luftës.

Lidhur me Iranin, presidenti amerikan përsëriti se Shtetet e Bashkuara nuk synojnë ndryshim regjimi në Teheran. Megjithatë, ai paralajmëroi autoritetet iraniane të arrijnë një marrëveshje. Trump theksoi se SHBA ose do të arrijë një marrëveshje me Iranin, ose do ta përfundojë punën.