Trump shprehu pakënaqësi mbi kontributet e vendeve të tjera anëtare të NATO-s. Ai cilësoi si “të pakuptimtë” situatën e viteve 2014-2025, ku disa aleatë shpenzojnë dukshëm më pak për mbrojtjen.

Sipas shifrave të publikuara nga Trump, Mbretëria e Bashkuar ka shpenzuar 90.5 miliardë dollarë, Franca 66.5 miliardë dollarë, Italia 48.8 miliardë dollarë dhe Polonia 44.3 miliardë dollarë. Ai theksoi se Gjermania dhe vende të tjera kanë kontribute edhe më të ulëta.

Deklaratat e tij rikthejnë në vëmendje çështjen e ndarjes së kostove të mbrojtjes brenda aleancës, një temë shpesh burim tensionesh mes Uashingtonit dhe kryeqyteteve evropiane. Trump ka kritikuar vazhdimisht aleatët e NATO-s, duke kërkuar që vendet anëtare të rrisin buxhetet e tyre të mbrojtjes dhe të përmbushin detyrimet financiare.