Donald Trump theksoi se SHBA-ja do të godasë sërish dhe fort Iranin. Deklarata e tij erdhi pas takimit me dyer të mbyllura me liderët e NATO-s, gjatë samitit që po mbahet në kryeqytetin turk.

Presidenti amerikan përsëriti kritikat ndaj Iranit, të cilat i kishte shprehur edhe paradite. Ai vuri në dyshim mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare. Marrëveshja e armëpushimit mes SHBA-së dhe Iranit u testua rëndë gjatë ditës së sotme, pas shkëmbimit të sulmeve mes dy vendeve, ndërkohë që bisedimet për një marrëveshje përfundimtare janë ende në proces.