Zgjedhjet afatmesme, sipas Trump, do të humbasin vetëm nëse republikanët tregohen të pamatur, të paaftë dhe të pamençur. Ai theksoi se nëse shfuqizohet rregulli i 'filibusterit' dhe votohet menjëherë për 'Aktin Shpëto Amerikën', partia nuk do të humbasë asnjë zgjedhje për njëqind vjet.

Këto komente vijnë në një kohë intensifikimi të fushatës politike për zgjedhjet e nëntorit, të cilat tradicionalisht konsiderohen vendimtare për balancën e pushtetit në Kongres. Në këto zgjedhje, qytetarët amerikanë votojnë për të gjithë anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve dhe një të tretën e Senatit. Rezultati pritet të përcaktojë nëse presidenti aktual do të ketë mbështetje të mjaftueshme për agjendën e tij politike.

Zgjedhjet afatmesme shpesh shihen si një referendum për qeverisjen e presidentit në detyrë. Këtë vit, gara mes demokratëve dhe republikanëve parashikohet të jetë veçanërisht e ashpër, në një klimë të polarizimit të theksuar politik.

Propozimi për të shfuqizuar 'filibusterin' – një rregull procedural në Senatin amerikan që lejon bllokimin e votave të caktuara – ka qenë prej kohësh një çështje e diskutueshme. Kritikët argumentojnë se ndryshimi i rregullit do të dobësonte ekuilibrat institucionalë, ndërsa mbështetësit e shohin si një mënyrë për të përshpejtuar miratimin e ligjeve kyçe.

'Aktin Shpëto Amerikën', të përmendur nga Trump, nuk është një akt ligjor i miratuar, por një propozim politik i përdorur në retorikën e tij për të mobilizuar bazën republikane.