Sipas Trump, SHBA ka kontribuar rreth 999 miliardë dollarë. Ai theksoi se vendet e tjera anëtare shpenzojnë dukshëm më pak. Udhëheqësi amerikan renditi Mbretërinë e Bashkuar me 90.5 miliardë dollarë, Francën me 66.5 miliardë dollarë, Italinë me 48.8 miliardë dollarë dhe Poloninë me 44.3 miliardë dollarë.
Trump vuri në dukje se vende si Gjermania dhe të tjerat kanë nivele edhe më të ulëta kontributesh. Ai e cilësoi këtë situatë "pa kuptim" për periudhën 2014–2025.
Këto deklarata risjellin temën e ndarjes së drejtë të kostove të mbrojtjes brenda NATO-s. Kjo çështje ka shkaktuar shpesh tensione mes Uashingtonit dhe disa kryeqyteteve evropiane, të cilat janë përballur me presion të vazhdueshëm për rritjen e buxheteve të mbrojtjes. Trump ka qenë kritik ndaj aleatëve të NATO-s, duke kërkuar që vendet anëtare të përmbushin më shumë detyrimet e tyre financiare.