Trump e cilësoi Erdoganin si mik dhe lider të respektuar. Para nisjes nga Uashingtoni, ai deklaroi se dëshironte të shkonte në Ankara “për shkak të Erdoganit”.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë sinjalizoi mundësinë e zgjerimit të bashkëpunimit mes Uashingtonit dhe Ankarasë. Kjo mundësi vlen veçanërisht për sektorin e mbrojtjes, duke shënuar një etapë të re në marrëdhëniet dypalëshe.