Donald Trump shprehu pëlqimin e tij për kryeministren italiane Giorgia Meloni, duke thënë se e "do shumë". Megjithatë, ai shtoi se Meloni "thjesht nuk ishte aty për ne dhe kjo nuk më pëlqeu".
Komentet e Trumpit erdhën pas refuzimit të Melonit për të mbështetur një sulm amerikano-izraelit ndaj Iranit. Të dy liderët pritet të marrin pjesë në samitin e NATO-s që mbahet në Ankara.