Donald Trump, ish-President i Shteteve të Bashkuara, njoftoi se Uashingtoni do të hiqte sanksionet e vendosura ndaj Turqisë. Vendimi u mor bazuar në ligjin CAATSA, duke theksuar përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve. Trump i bëri këto deklarata gazetarëve në fillim të takimit me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, në samitin e NATO-s.
Trump shprehu se SHBA nuk dëshiron të vendosë sanksione ndaj vendeve mike. Ai e përshkroi Erdoganin si një “lider të madh dhe të respektuar në të gjithë botën”, duke shtuar se Turqia, nën udhëheqjen e tij, është bërë një “forcë ushtarake shumë e fuqishme”.
Ish-Presidenti amerikan tha se ai dhe Erdogan kanë ruajtur një “kimi të mirë” që nga mandati i tij i parë presidencial. Ai nënvizoi respektin e madh për presidentin turk, duke konsideruar këtë në interes të të dy vendeve. Trump hodhi poshtë edhe shqetësimet rreth blerjes së sistemit rus S-400 nga Turqia, një çështje që ka penguar pjesëmarrjen e Ankarasë në programin F-35. Ai vlerësoi se marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-së janë “ndoshta më të mira se kurrë”.
Lidhur me programin e avionëve luftarakë F-35, Trump deklaroi se do të shqyrtonte rinovimin e shitjes së tyre Ankarasë. Ai theksoi se Turqia është “shumë më besnike se vendet e tjera”.